Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për herë të parë ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2022.
Suedia dhe Finlanda që të bëhen anëtare të NATO-s, nevojitet që të 30 anëtarët të ratifikojnë protokollet. Para Maqedonisë së Veriut 17 anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në Aleancë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës. /Alsat
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...