Kuvendi në seancën e 18-të miratoi Ligjin për huazim në të cilin Maqedonia e Veriut do të merr hua nga Banka Botërore për të financuar Projektin për modernizim të bujqësisë.
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajanov tha se ky projekt do të fusë në borxh Maqedoninë për 46 milionë euro, ndërsa bujqit nuk do të kenë ndonjë përfitim.
“Në ligj nuk përfsihen se ku do të shpenzohen paratë. Kjo le hapësirë që paratë të shpenzohen siç dëshiron dikush. Ky ligj është kontraverz dhe hap dyshime”, tha Trajanov.
Sipas Beti Rabaxievska Naumovska, deputete nga radhët e LSDM-së, me këtë Ligj dëshmohet dhe njëherë politika e sukseshme e Qeverisë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...