Kuvendi i RMV-së do ta fillojë seancën e 50-të

08:53 | 14 Shtator 2021
A. B.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 50-të.

Në rend dite janë dyzet ligje në lexim të parë dhe të dytë, vendime, interpretime autentike dhe raporte vjetore.

Kjo është seanca e parë pas pushimit vjetor të deputetëve.

Në kuvend gjithashtu do të mbahet edhe mbledhje Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme