Kuvendi i Preshevës ka votuar sot pro shkarkimit të kryetares Ardita Sinani e cila kishte mandat dy vjeçar.
Në seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, me 20 vota për asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura, u shkarkua Sinani.
Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua. Ajo zgjodhi Facebook-un për të falënderuar përkrahësit.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo.
Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i kryetares Sinani.Sinani dje kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi sot do të zhvillonte një takim me kryeministri Albin Kurti, në Prishtinë.
Kryeministri Kurti nga ky takim me përfaqësues tjerë politik të Luginës tha se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë