Partitë as sot nuk kanë kapërcyer dallimet rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri në Maqedoni, madje deputetët kanë diskutuar tema fare dytësore duke shpërqendruar vëmendjen nga zgjidhja e problemit kryesor.
LSDM-ja akuzoi VMRO-në se në këtë mënyrë përpiqet të mbrojë eksponentët e saj nga përgjegjësia për veprimet kriminale, ndërkohë që partia e Gruevskit vijon të këmbëngulë për hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga LSDM-ja.
BDI-ja ndërkohë shprehet e prerë se pavarësisht vonesave Talat Xhaferi në fund do të zgjidhet kryetar i parlamentit.
Kryesuesi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski, vendosi të refuzojë të gjithë fjalimet procedurale. Në këtë rast ashpër reaguan deputetët e LSDM-së duke thënë që ju bëhet padrejtësi. Pas këtij reagimi Veljanovski dha pushim dhe i ftoi në koordinim përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka theksuar se në demokracinë parlamentare kanë rëndësi numrat dhe VMRO nuk i ka këto numra, shumicën parlamentare e ka koalicioni LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.
“Nuk e di kur do të zgjidhet Talat Xhaferri kryetar i Kuvendit por një ditë do të zgjidhet. Në demokracinë parlamentare rëndësi kanë numrat dhe VMRO-DPMNE nuk i ka numrat. Kemi një koalicion LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët që kanë verifikuar ekzistimin shumicës parlamentare. Çfarë tjetër duhet të ndodhë. Shqipëria nuk është ndër vendet me të cilat keni mosmarrëveshje. Kujdes ku e çoni debatin”, tha Ademi./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League