Me 101 vota “për”, asnjë kundër dhe pa të përmbajtur sot deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut votuan nevojën e miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale.
Me Propozim-ligjin i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa me këtë Propozim-ligj, po ashtu ndryshohen edhe kriteret për caktimin e pagës minimale edhe atë me 50% të rritjes së pagës mesatare dhe 50% të rritjes së shpenzimeve për jetë sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika.
Me votimin e këtij ligji pagë më të lartë prej 45 eurove do të marrin rreth 80 mijë punëtorë të cilët do të paguhen për muajin mars gjatë muajit prill.
Kujtojmë se konsensusi për pagë minimale u arrit javën e kaluar mes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shoqatat e punëdhënësve dhe qeverisë./Telegrafi/
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë