Google ADS

Kuvendi i Maqedonisë, vazhdon seanca konstituive në ditën e shtatë

10:48 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili është propozuar edhe kryetar i Kuvendit si dhe Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, shkruan TCH.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme