Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 110-të duhet të zgjedh dy ministra dhe tre zëvendësministra që i ka propozuar kryeministri Zoran Zaev.
Niona Angellovska është propozuar ministre e re e Financave, ndërsa Hysen Xhemaili ministër pa dikaster i angazhuar për përmirësim të klimës investuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për zëvendësministër të Ekonomisë është propozuar Kirill Kolemishevski, për zëvendësministre të Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, ndërsa Nexhad Mehmedoviq zëvendësministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Deputetët në seancën e sotme duhet të zgjedhin edhe zëvendësguvernator të ri të Maqedonisë së Veriut, pozitë për të cilën është propozuar Fadil Bajrami.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...