Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet të votojnë për propozimet për shkarkimin e disa anëtarëve të Qeverisë dhe emërimin e ministrave të rinj.
Deputetë do të votojnë për zgjedhjen Trajan Dimovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit ministër për Mjedis Jetësor, Huysni Ismaili ministër për Kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjes Lokale, kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave dhe Sadulla Durakut për Sisteme Politike dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.
Kuvendi duhet t’i shkarkoj Dragan Tevdovskin nga posti i ministrit të Financave, Ljupço Nikollovski nga funksioni i ministrit për Bujqësi, Suhejl Fazliu nga posti i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku nga posti i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zoran Shapuriq nga posti i ministrit pa resor përgjegjës për investime dhe Hazbi Likën nga posti i ministrit pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Emrat e rinj të ministrave në Qeveri, kryeministri Zaev i publikoi të dielën në Vallandovë, ndërsa më pas propozimet i dorëzoi në Kuvend.
Të gjitha ndryshimet në pushtetin ekzekutiv, kryeministri Zaev pret që të përfundojnë në fund të muajit dhe ka paralajmëruar se do të ketë rreth 20 ndryshime në pushtetin qendror./telegrafi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...