Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 66-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim-vendime- ligjore me procedurë të shkurtuar.
Deputetët mes tjerash duhet të shqyrtojnë edhe Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, të dorëzuar nga një grup deputetësh.
Para disa ditësh, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa nga pozita e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk ishin të pranishëm në sallë dhe nuk votuan./telegrafi/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale