Kuvendi në kuadër të seancës së 116-të sot debatoi për shumë ligje, me ç’rast deputetët e miratuan Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.
Në leximin e parë nuk u miratua Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, i propozuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Në debatin për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, deputeti i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev akuzoi se pushteti në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar ka shpallur 4.500 vende të reja pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjorçev doli edhe me të dhëna se në vitin 2020 në Kuvend ka pasur 200 të punësuar nga nëpunësit administrativ, ndërsa tani ka mes 400 dhe 450. Në këtë spikeri Talat Xhaferi u përgjigj se ky pretendim nuk është i saktë dhe se ai Kuvendin e ka trashëguar me 249 të punësuar, dhe se numri i tyre është 278.
Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella edhe për ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të propozuar nga OBRM-PDUKM.
Deputetët e opozitës kërkuan të kthehet vendimi ligjor paraprak me të cilin është bërë dy herë në vit harmonizim i pensioneve me shpenzimet për jetë dhe me rritjen e pagave. Në këtë opozita u përgjigjën se OBRM-PDUKM derisa ka qenë në pushtet ka kryer harmonizim vetëm para mbajtjes së zgjedhjeve, dhe se tani pensionistët do të kenë rritjen më të madhe deri tani.
Kuvendi e vazhdoi punën me seancën e 126, në të cilën në rend dite janë shumë ligje./telegrafi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut