Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi nevojën e miratimit të Deklaratës për Ukrainën

18:14 | 3 Mars 2022
S D

Kuvendi miratoi me procedurë të shkurtuar nevojën e miratimit të Deklaratës që dënon agresionin ushtarak nga Rusia dhe mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Për” Deklaratën votuan 104 deputetë, tre ishin kundër dhe një deputet abstenoi.

“Me këtë u miratua agjenda e propozuar”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deklarata përbëhet nga 8 pika dhe në të thuhet se do t’i dorëzohet Qeverisë, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Propozimi për Deklaratën ka ardhur nga partia e PLD-së./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme