Kuvendi i Maqedonisë miratoi në leximin e parë propozim ligjin për procedurën për kundërvajtje, vendim me të cilën parashihet përmirësimi i efikasitetit të procedurave për kundërvajtje, ndërsa vërejtja para se të shqiptohet gjoba është vendosur si rregull, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zv. ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski tha se për individët, gjobat do të shkojnë nga 15 në jo më shumë se 250 euro, ndryshe nga më parë, siç tha ai, dënimi më i lartë ishte 1.000 euro. Tek kompanitë, janë qartësuar klasifikimet të vogla dhe të mesme dhe në përputhje me rrethanat do të përcaktohet shuma e gjobës.
Gjithashtu, në ligj për herë të parë qartë dallohet kundërvajtjet administrative dhe gjyqësore.
Opozita, edhe pse dha mbështetje në leximin e parë, njoftoi se do të paraqesë amendamente me qëllim të përmirësimit të zgjidhjes ligjore.
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...