Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 95 vota “për”, 7 “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” kanë miratuar nevojën për ndryshim të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në RMV.
Ligji u vendos që të kalojë me procedurë të shkurtuar dhe pas kësaj do të duhet të shkojë dhe miratohet në Komisionin për Çështje Evropiane.
Deputetët gjithashtu miratuan nevojën për ndryshim të Kodit Zgjedhor, edhe atë me 102 vota “për”.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kërkoi nga kryetarët e komisioneve amë që të caktojnë seanca për këto dy propozim-ligje.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar që do ta bllokojnë ligjin përmes amendamenteve, ndërsa koordinatori i deputetëve të opozitës shqiptare Skender Rexhepi, para votimit të rendit të ditës kërkoi nga deputetët shqiptarë që të votojnë kundër./Telegrafi/
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe