Marrëveshja për bashkëpunim kufitar FRONTEX, u miratua sot unanimisht nga Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Komisioni Legjislativ dhe Juridik. Ratifikimi i saj duhet të miratohet së shpejti në seancë plenare në Kuvend.
Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka sqaruar se përgatitjet për këtë ligj kanë filluar në dhjetor të vitit 2015, por për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë për formulimin e gjuhës, nënshkrimi zyrtar i tij është shtyrë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup tre muaj më parë.
Marrëveshja të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufirit, dislokim të shpejtë të personelit dhe pajisjeve të Frontex-it, ose të policëve të huaj në pikat kritike kufitare në rast të një përkeqësimi të shpejtë të papritur të situatës, si dhe është i mundur shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe i të dhënave.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...