Me 57 vota “për”, pa asnjë kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi e miratoi Ligjin e ri për blerje publike. Ligji do të hy në fuqi në muajin prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, Ligji i ri për blerje publike është në përputhje me legjislaturën e BE-së dhe do të sigurojë shpenzime racionale të parave të shtetit, konkurrencë të lirë dhe korrekte dhe transparente gjatë blerjeve publike.
“Ajo çka është më e rëndësishme është se paraqitja e ofertës më të volitshme është kriteri i vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes. Pranimi i këtij kriteri mund të realizohet në tre mënyra: vetëm çmimi, vetëm shpenzimet ose ndërlidhja më e mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë”, tha Tevdovski.
Tevdovski tha se më herët ligji është bazuar direktivat e blerjeve publike të Bashkimit Evropian nga viti 2004, ndërsa në ndërkohë ka pasur shumë ndryshime dhe plotësime të ligjit me çka është larguar nga legjislativa evropiane. Për këtë shkak, siç tha ministri, ishte e nevojshme ndryshime bazë dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me praktikat e tanishme evropiane.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”