Për sot në ora 13:00 është paraparë vazhdimi i seancës së 32-të të Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin ligj përfiton gjuha shqipe.
Siç është raportuar deri tani, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar mbi 35 mijë amandamente, duke tentuar kështu që të bllokoj miratimin e këtij ligji, i cili njëherë është miratuar, por kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov nuk e ka dekretuar, me arsyetime të ngjashme si ato të OBRM-PDUKM-së.
Kjo parti politike ka paralajmëruar pjesëmarrje në këtë seancë, ndërkaq nuk dihet se si do të procedohet çështja, pra nuk dihet nëse amandamentet do të merren parasysh, apo nuk do të ketë diskutim, ose do të bëhet diçka tjetër./Telegrafi/
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira