Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi imunitetin e deputetit ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.
Në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët opozitarë të VMRO-DPMNE-së, kryetar nderi i së cilës është Gruevski, ndërsa për kërkesën e gjykatës për paraburgim të tij nuk pati debat.
Më herët gjatë ditës së sotme, Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit të deputetit për shkak të masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...