Google ADS

Kuvendi i Greqisë do të ratifikojë marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar në Prespë

15:49 | 21 Mars 2019
Arbresh.info

Zëvendësministrja ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopoulou ka njoftuar se para festave të Pashkëve, marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Lemos-Markova në rajonin e Prespës, do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, njofton AIM nga Athina.

Kryetari i Komunës së Prespës, Panajotis Pashalidis ka dërguar letër deri tek MPJ e Greqisë në të cilën u falënderohet dhe kërkon që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, me çka pasoi menjëherë përgjigjja e Sia Anagnostopoulou, e cila potencoi se me letrën tregohet rëndësia e marrëveshjes për banorët lokal dhe shoqërinë greke.

“Zbatimi i marrëveshjes së Prespës prodhon, në mes tjerash edhe rezultate praktike ekonomike dhe turistike, rezultate lidhur me mjedisin jetësor, si dhe rezultate të përgjithshme. Nga ana ime i premtoj kryetarit të komunës dhe banorëve lokal se marrëveshja për hapjen e vendkalimit në Prespë do të ratifikohet sa më shpejtë që është e mundur në Kuvendin e Greqisë, para Pashkëve. Gjithashtu së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje për vendkalim kufitar në Promahi, Pela me interes të veçantë për banorët lokal”, tha Anagnostopoulou.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme