Bllokimi i ligjit për gjuhët dhe ligjet tjera reformuese, kanë shtyrë kryeparlamentarin Xhaferi bashkë me opozitën dhe shumicën parlamentare, që nëpërmjet takimeve larg opinionit, të kërkojnë zgjidhje për amendamentet e opozitës, njofton Alsat.
Zv.kryeministri Bujar Osmani pranon se partnerët e koalicionit akoma nuk kanë gjetur formulën e miratimit të ligjit.
“Unë mendoj se ende ka hapësirë që opozita të jetë më e arsyeshme në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ai është proces ireverzibil, nuk ka kthim prapa në këtë proces i cili ka marrë besimin e 69 deputetëve. Mendoj se opozita ka pasur mundësi historike që ta ndryshojë sjelljen ndaj shqiptarëve, pra ndaj shoqërisë së dytë etnike në Maqedoni por edhe ndaj vetë proceseve”, deklaroi Bujar Osmani.
OBRM-PDUKM-ja mbron qëndrimin se nuk do tërheqin asnjë nga amendamentet e dorëzuara. Sipas tyre grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në përfundimin e debatit.
Burime brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse ligji është në suaza të Kushtetutës.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...