Deputetët e LSDM-së, BDI-së, Besës dhe Aleancës kanë propozuar të shpallet konkurs i ri për zgjedhje të përbërjes së të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pasi mandati i përbërjes së tanishme skadon për një muaj.
Ky propozim është vendosur në rend dite në seancën e sotshme të 29-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Propozimi është dorëzuar nga koordinatorët e grupeve të deputetëve të shumicës (LSDM dhe BDI), si dhe nga Kastriot Rexhepi i Besës dhe Adnan Neziri i Aleancës për Shqiptarët.
Shpallja për përbërjen e re të KSHZ-së do të realizohet sipas rregullave të tanishme të Kodit Zgjedhor, pasi akoma nuk janë bërë ndryshime në të.
Më herët Ministria e Drejtësisë formoi grup pune, i cili punon për ndryshime në Kodin Zgjedhor./Telegrafi/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...