Komisioni për Sistem Politik në Kuvend nuk shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit Gjyqësor. Arsye për këtë ishte mungesa e kryetarit të Këshillit, Zoran Karaxhovski.
Deputeti i LSDM-së, Sashko Kostov mungesën e tij e quajti jo seriozitet dhe mungesë respekti ndaj Kuvendit.
“Kërkoj që sot të mos shqyrtohet raporti, pasi që kryetari i Këshillit Gjyqësor asnjëherë nuk e nderon ligjvënësin. Njëjtë kishte vepruar edhe në raportin e vitit 2016. Mendoj se për disa pyetje duhet përgjigjet personalisht në lidhje me raportin”, deklaroi Sashko Kostov.
Pas kërkesës së Kostov, kryesuesi i komisionit kërkoi pushim. Në kthim Kostov tërhoqi propozimin, por kryesuesi Çedomir Sazdovski ndërpreu seancën pa arsyetim.
“Ju falënderoj. Këtu e mbyll këtë seancë dhe për vazhdimin e saj do të informoheni në kohë”, u shpreh Çedomir Sazdovski, Nënkryetar i Komisionit për Sistem Politik.
Në dalje anëtarët e komisionit shkëmbyen replika mes vete për transparencën dhe qasjen ndaj Këshillit Gjyqësor. Deputetët shqiptar nuk u përfshinë fare në debat dhe diskutim./alsat
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?