Kuvend i Maqedonisë, debat “bosh” për shkarkimin e prokurorit

16:53 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Ndërkohë, edhe sot vazhdoi seanca për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Edhe këtë seancë e karakterizuan replikat dhe kundër replikat mes deputetëve të VMROD-DPMNE-së.

Ndërkaq, deputetët e shumicës parlamentare edhe sot nuk morën pjesë në debat, sepse siç thonë, ky debat është i pakuptimtë.

Sipas opozitës, pushteti dëshiron ta shkarkojë Zvërlevskin me qëllim që kryeministri Zoran Zaev të shpëtojë nga proceset gjyqësore të ngritura kundër tij, si dhe për defokusimin e opinionit prej disa temave aktuale, siç janë huamarrjet, zjarret, strategjia për emigrantët dhe çështje të tjera. /AlsatM/

Të ngjashme