Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

11:04 | 4 Dhjetor 2023
L G

Maqedonia është tronditur nga vrasja e dyfishtë dhe për këtë të gjithë janë duke pritur një epilog për të kuptuar çka ka qenë arsyeja e vrasjes dhe si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Janë ndaluar tre persona për këtë vrasje. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e katërt Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës.

Personi i pestë që tashmë ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd të Serbisë, është Lupço Palevski. Ai është i njohur nga Palço dhe Spasovski tha se ka ikur me veturë nga Maqedonia, me gjithë avokatin e tij.

Palevski ka parti me orientim të djathtë në Maqedoni, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.

Të ndaluarit dhe i arratisuri nga Maqedonia kanë bashkëpunuar në dy vrasjet e fundit në Maqedoni, njejtë si kanë vepruar edhe më herët me mesazhe ksenofobike, proruse dhe gjuhë të urrejtjes.

Sipas Spasovskit, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski, i cili pastaj menjëherë ka lëshuar shtetin. /Telegrafi/

Të ngjashme