Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë anti-qeveritare kundër dy ligjeve të reja që ambientalistët thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.
Qeveria e Serbisë ka ofruar burime minerale për kompanitë duke përfshirë atë të Kinës, Zijin dhe Rio Tinto, raporton Reuters.
Aktivistët e gjelbër thonë se projektet do të ndotin tokën dhe ujin në vendin ballkanik.
Protesta është një dhimbje koke për Partinë Popullore Progresive në pushtet të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale vitin e ardhshëm.
Mijëra u mblodhën në urën kryesore në kryeqytetin Beograd duke brohoritur “Rio Tinto largohu nga lumi Drina”.
Sërish protesta dhe bllokim të rrugëve në Serbi: Policia po i frikëson qytetarët me ndjekje penale
Protestuesit janë të zemëruar për një ligj referendumi të miratuar muajin e kaluar, i cili do ta bëjë më të vështirë për njerëzit të protestojnë kundër projekteve ndotëse, si dhe një ligj të ri shpronësimi, i cili e bën më të lehtë për shtetin marrjen e tokës private.
Savo Manojloviq, i lindur në Prishtinë në vitin 1986, përfaqësuesi i iniciativës “Nisu-ndrysho”, i cili është një nga organizatorët e protestës ka pohuar se “Njerëzit duhet të vijnë sepse kjo është çështje e të gjithë qytetarëve. Kjo shkon përtej çdo ngjyre partie. Të gjithë jemi këtu për shkak të flamujve të Republikës së Serbisë”, thekson Manojloviq për Danas.
Manojloviq është organizator i protestës kundër propozimit për ndryshimin e Ligjit për referendum dhe nismën popullore, ligjit për shpronësimin, por edhe kundër shkatërrimit të burimit të ujit Makish në Beograd dhe ardhjes së Rio Tintos./rtk/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...