Verka Petkovska është gjykatësja që solli vendimin për burgim të përjetshëm për shtatë të akuzuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave. Petkovska në Gjykatën Themelore është emëruar në vitin 2011.
Ajo në publik u bë e njohur kur refuzoi të thërrasë si dëshmitarë ish-ministrat dhe funksionarët aktual të Qeverisë së Maqedonisë.
Gjykatësja që iu shqiptoi dënimin e përjetshëm të akuzuarve, përderisa procesi gjyqësor ishte në vazhdë ajo refuzoi të ftojë si dëshmitarë Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Ali Ahmetin dhe Artan Grubin.
Këta si dëshmitarë u propozuan nga pala mbrojtëse, pasi sipas tyre ishin kyç në zbardhjet e së vërtetës në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Avokatët në fillimin e hetimit të rastit “Kumanova” u deklaruan se materiali i përgjuar do të mundësonte që të zbardhte në tërësi rastin me ngjarjet e 9-10 majit të 2015-s.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale shtatë të akuzuarve për ngjarjet në Kumanovë iu shqiptoi burgim të përjetshëm, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuam me gjithsej 746 vjet burg. /Telegrafi Maqedoni
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...