Partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI janë në fazën e konsultimeve rreth zgjedhjeve për kryetar shtet. Në LSDM ende nuk është hapur hapur tema e kandidatëve të mundshëm, dhe ende nuk kanë vendosur nëse do të dalin me kandidat konsensual. Frosina Remenski nga LSDM thotë se do ta zgjedhin mënyrën më të mirë për bashkimin e qytetarëve.
Por, nga BDI janë të bindur se kryetari i ardhshëm do të jetë konsensual. Bujar Osmani tha se përveç që është arritur marrëveshje parimore me LSDM-në, ai thotë se kryetari i ardhshëm do të jetë mbi linjat partiake dhe etnike. Ai ceku se tani është momenti më i mirë për një marrëveshje të tillë që do të jetë çelës për bashkimin e popullatës.
Partnerët e koalicioni thonë se shumë është biseduar për profilin dhe kryetarin e ardhshëm, por i mohojnë të thënat se është folur për emra konkret.
Ndërkaq, kryetarit Gjorge Ivanov i skadon i afati i mandatit të tij të dytë pesë vjeçar dhe ai nuk ka të drejtë të kandidohet për herë të tretë. Zgjedhjet për kryetar shteti do të mbahen më 21 prill të këtij viti. /TV21/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...