Plani i Qeverisë për të zgjedhur kompani pa tender dhe për t’i dhënë asaj biznes me vlerë qindra miliona euro për ndërtimin e autostradave, është praktikë e suksesshme në vendet evropiane, siguron Ministri i Transportit Blagoj Boçvarski. Por, ai nuk u përgjigj se ku do të gjenden paratë për rrugët e reja në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit.
Ky model nuk është i panjohur në vendet e tjera, jemi duke punuar në një model të tillë dhe është shumë më i shpejtë dhe më efikas. Nuk kemi kohë të presim, as qytetarët e as shtetit. Në të njëjtën kohë, korridoret pan-Evropiane tetë dhe dhjetë janë shumë të rëndësishme dhe nëse nuk i ndërtojmë në infrastrukturë moderne dhe cilësore, më besoni, ata do të na anashkalojnë përmes vendeve të tjera”, tha Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Pasi kompania amerikane Behtel-Enka, e cila i ofroi qeverisë ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Maqedoninë e Veriut, do të përgatisë studimin e fizibilitetit, konstruimin financiar të projekteve dhe të marrë dritën jeshile nga Qeveria, hapi tjetër do të jenë deputetët që do ta miratojnë një ligj me të cilin kompania merr biznesin. Tani për tani, palët janë të matura në qëndrimet e tyre për këtë ose e shikojnë me dozë dyshimi. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se nuk do të votojnë PRO, pasi konsiderojnë se zgjedhja e ndërmarrjes është bërë në mënyrë jo transparente.
VMRO-DPMNE shprehet se do të presë ta shoh projektin, mënyrën e financimit e më pas do të vendos si do të votojë.
Në parim, VMRO DPMNE mbështet çdo ndërtim kapital, sepse kjo Qeveri ka treguar se investimet kapitale janë pika e dobët për realizimin e tyre”, pohoi Nikolla Miceski, VMRO DPMNE.
Alsat tentoi të marrë qëndrim nga katër subjektet më të mëdha politike në vend, por koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve tona. Kostadin Kostadinov nga LSDM shkurt u përgjigj se si deputetë së pari duhet ta shohin Ligjin dhe pastaj të komentojnë. Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje OJQ-ve dhe opozitës që të monitorojnë nga afër procesin, sepse pohon se kjo mënyrë e zgjedhjes së kompanisë është më efikase dhe më e lirë. Por, ekspertët e fushës së prokurimeve publike për Alsat shprehen se kompania Sinohidro u zgjodh në mënyrë pothuajse identike për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, për të cilën tani po zhvillohet procedurë gjyqësore, ku Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakievski akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas marrëveshjes fillestare, kompania amerikane Behtel- Enka do të ndërtojë autostrada në aksin Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë, por nga Prilepi deri në Manastir./Alsat/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...