Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ndërsa pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në konferencë për shtyp ftoi qytetarët e vendit që masovikisht të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë.
Ai tha se Austria do të vazhdojë ta mbështetë Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe shtoi se vendi i tij do të jetë edhe alat ekonomik i Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jam i kënaqur që sërish jam në Shkup. Austria është mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit. Ne nuk kemi vetëm bashkëpunim ekonomik, por edhe miqësi tradicionale. Ne duam që të jetojmë së bashku në Bashkimin Evropian. Për Maqedoninë zgjidhja e kontestit të emrit paraqet dinamikë të re për vendin, por edhe për gjithë rajonin”.
“Dua të uroj për atë që është arritur kompromis dhe ftoj qytetarët që të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë për anëtarësim në BE. Qytetarët e dinë vendimin e tyre, por si mik i Maqedonisë dhe si vend anëtare e BE-së ne mendojmë se dalja do të jetë e madhe në referendum”, tha mes tjerash Kurz.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev falënderoi kancelarin austriak Sebastian Kurz për vizitën dhe mbështetjen që Austria është duke i dhënë Maqedonisë në rrugën euroatlantike. Zaev tha se qeveria e tij do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për reformat në vend.
“Austria çdo herë ka mbështetur Maqedoninë për integrim në BE dhe NATO. Mbështetja së pari ka ardhur për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Greqinë. Në kryeqytetin e Austrisë u skicua marrëveshja me Greqinë. Austria si çdo vend anëtare e BE-së duan ta shohin Maqedoninë në organizatat evropiane”.
“Mbetemi të përkushtuar që të jemi shembull pozitiv për rajonin. Vizita juaj është mesazh i madh në prag të referendumit të 30 shtatorit, në të cilin qytetarët do të votojnë për të ardhmen e tyre. Në fund më lejoni që të shpreh falënderim për faktin që Austria do të jenë aleati jonë më i madh ekonomik”, tha mes tjerash Zaev.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...