Google ADS

Kurti takohet me Kovaçevskin në Vjenë, flasin për bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik mes dy vendeve

17:18 | 13 Nëntor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin, në Vjenë të Austrisë në kuadër të Forumit Ekonomik.

Me anë të një postimi në platformën X, Kovaçevski tha se me Kurtin shkëmbyen mendime për situatën në rajon dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, përcjell Arbresh.info.

“Në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje”, shkroi Kovaçevski.

“Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme