Azem Vllasi ishte një nga figurat kryesore të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Në kohën kur Serbia kishte suprimuar autonomime e Kosovës, Vllasi kishte përfunduar si i përndjekur i regjimit të Millosheviq.
Në muajin shkurt në vitin 1989, pikërisht në kohën kur minatorët e Trepçës ishin mbyllur në Stan Tërg duke kërkuar ndërprerjen e ndryshimeve kushtetuese, Slobodan Millosheviq kishte organizuar një miting të madh në Beograd, më 28 shkurt, ku në një orkestrim mes tij dhe turmës kërkohej burgosja e Azem Vllasit. “Burgoseni Vllasin”.
Millosheviq përgjigjej “nuk ju dëgjoj mirë por do të ketë arrestime”. Vllasi ishte arrestuar pasi policia kishte thyer rezistencën në Kosovë. Ai kishte mbetur në burg më shumë se një vit për “aktivitete kundërrevolucionare, për t’u liruar në prill të vitit 1990.
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat