Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të shkojë menjëherë në qelitë e burgut të Idrizovës, por ai do të pres vendimin e Gjykatës së Apelit, pas ankimimit që do të bëhet kundër vendimit të shkallës së parë të aktvendimit gjyqësor që u shpallë dje në Gjykatën Penale.
Gruevski u dënua me 2 vjet burg lidhur me rastin hetimor “Tank” nga Prokuroria Speciale, që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit prej 600 mijë euro gjatë periudhës së ish-kryeministër ku ai kishte ushtruar ndikimin e tij në ekzekutimin e vendit nga ana e MPB-së.
Juristi dhe avokati i njohur Naser Raufi thotë për INA se edhe në këtë rast do të ndiqet procedura e ankesës në Apel dhe pritet vendimi i plotëfuqishëm i kësaj gjykate të shkallës së dytë. Sipas tij, ky proces mund të marrë kohë dhe mund të zgjatet deri në shtator. Por nga ana tjetër, më pas do të vijoj edhe procedura për heqjen e imunitetit të deputetit nga Kuvendi.
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League