A do të jetë Kosova, Ukraina e radhës? Është kjo pyetja që ngre media prestigjioze britanike, The Telegraph, në një reportazh ku shqyrton rrezikun që Serbia të tentojë pushtimin e shtetit më të ri të Europës.Zëvendës drejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, thotë se situata në atë pjesë të vendit nuk është e mirë, edhe pse momentalisht e qetë. Ai i tregon gazetares britanike se me çfarë rreziku haset çdo ditë policia e Kosovës, me patrullat që duhet të kenë me vete dronë, dylbi, jelekë antiplumb, AK-47 dhe armë të tjera.
The Telegraph sjell në vëmendje deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilat sinjalizoi se mund të nisë një pushtim. Frika për shpërthimin e një luftë kulmoi në shtator të vitit 2023 kur paramilitarët serbë kryen sulmin në Banjskë, shkruan media britanike. Elshani konfirmon se Banjska ndryshoi gjithçka në terren, me policinë e Kosovës që tashmë po kontrollon çdo cep të veriut, duke shkatërruar 65 rrugë ilegale drejt kufirit me Serbinë.
“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë, të cilën ne nuk e gjejmë. Banjska e ndryshoi lojë, e çoi rrezikun në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve. Kur gjaku derdhet, atëherë është një problem”, tha zëvendës drejtor i policisë për veriun, Veton Elshani.
Zëvendës drejtori i policisë për veriun tregon se efektivët e tij po trajnohen për t’i bërë ballë një sulmi.
“Nuk është tashmë një surprizë dëshira e Vuçiçit për pushtim. Ata mund të na qëllojnë ne, por kurrë nuk do të na trembin.”
Elshani e shoqëron ekipin e medias britanike në veri dhe I tregon skenat e përballjes me armë mes policisë së Kosovës me paramilitarët serbë në Banjskë. Në Mitrovicën e Veriut, gazetarja vëren grafitet kërcënuese dhe ato me mesazhe pro Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës.
“Bazuar në vetë fjalët e Vuçiç, z.Kurti beson se presidenti serb po pret kohën e duhur për një mundësi për të pushtuar. Miqësia e Vuçiçit me Vladimir Putin është e njohur dhe Kurti beson se është në interesin e liderit të Rusisë që Serbia të pushtojë Kosovën, si një shpërqendrim nga lufta e tij në Ukrainë”.
Gazetarja britanike, e shoqëruar nga ushtarët amerikanë të KFOR-it, ka udhëtuar deri në kufirin që ndan Kosovën dhe Serbinë. Togeri i parë i gardës kombëtare të Xhorxhas, tregon se detyra e trupave të SHBA është që të zbulojë çdo person që synon të zhvillojë aktivitete armiqësore, ndërsa snajperët janë drejtuar nga toka serbe./A2CNN
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...