Kur do t’ia fillojë punës Christopher Hill si ambasador amerikan në Serbi

14:19 | 22 Mars 2022
S D

Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, ka njoftuar se ambasadori i ri amerikan në Beograd Christopher Hill, do t’ia nisë punës atje pas zgjedhjeve të 3 prillit.

Tashmë dihet se Hill i ka kryer të gjitha formalitetet e zgjedhjes në këtë pozitë, ndërkohë që tashmë edhe i ka bërë publike mesazhet e para për punën që pret ta bëjë atje.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Dragan Simiq thotë se pak kush në Uashington e njeh më mirë rajonin se Hill dhe se Amerika përveç ish Sekretarit Lawrence Eagleberger që gjatë karrierës së tij ka shërbyer si ambassador në Beograd (Jugosllavi), nuk ka pasur në kryeqytetin serb diplomat të këtij formati.

“Dërgimi i Hill është treguesi kryesor i rëndësisë që presidenti Joe Biden i kushton këtij rajoni dhe Serbisë. Sepse dërgon mikun e tij personal dhe një njeri të këtij formati. Dua të them, pas Larry Eagleberger, ne nuk kishim një format të tillë ambasadori këtu në Beograd. Pra, vetëm ky veprim tregon shumë për atë se sa shumë interesohet Amerika për zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Serbinë këtu. Dhe këtu ka edhe qëllime të tjera të politikës amerikane në këtë rajon që dihen: stabilizimi i marrëdhënieve në B e H dhe vazhdimi i procesit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Amerika dëshiron ndikimin e saj më të fortë dhe më të dukshëm në këtë fushë, ndaj ka marrëdhënie dhe ndikime me fuqitë e tjera të mëdha që po përpiqen të arrijnë ndikimin e tyre”, thotë Simiq.

Ai përmend edhe dhe kujton çështje të tjera në marrëdhëniet e ndërsjella mes dy vendeve sic është rasti I vëllezërve Bytyçi apo djegia e ambasadës amerikane në vitin 2008, si reagim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme