Katër të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës do të mund të ankohen dhe të kërkojnë dëmshpërblim vetëm atëherë ku do të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore.
Vendimi për lirimin e tyre është i plotfuqishëm vetëm nëse Prokuroria nuk ka ankesë të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit. Avokati i njërit prej të akuzuarve Asmir Alispahiç paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij i cili qëndroi në paraburgim për rreth dy vjet e gjysmë.
Jo vetëm këta të katërt që janë liruar me një vendim të plotfuqishëm por çdo person që ka qenë në paraburgim në mënyrë të padrejtë, ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim material.
Kjo e drejtë do të hyjë në fuqi pasi që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, vendimi në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit dhe pasi të përfundojë ajo fazë atëherë të dëmtuarit në një afat kohor prej 3 vitesh kanë të drejtë ankese për dëmshpërblim për mbajtjen në paraburgim- deklaroi avokati Asmir Alispahiç.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...