Në takimin që ka përfunduar pak minuta më parë në Spitalin e Qytetit në Kumanovë është konstatuar se qyteti nuk ka nevojë të vendoset në karantinë 14 ditore.
Kryeministri teknik, ministri i Shëndetësie dhe udhëheqësit e institucioneve lokale gjatë takimit me drejtoreshën e Spitalit të Qytetit dhe personelin mjekësore kanë konstatuar se masat shtrënguese janë efektive dhe se mund të ketë radikalizim të tyre, por jo edhe masën e shkallës së fundit siç është karantina.
Pas takimit që Shtabi i Qendror i Krizës ka pasur me autoritetet lokale, çështjen do ta diskuton edhe në Qeveri. Organi ekzekutiv do të njoftojë nëse merren masa shtesë ose jo.
Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka kërkuar vendosjen e qytetit në karantinë me lëvizje të lejuar për të punësuarit jashtë Kumanovës, por ideja e tij është kundërshtuar nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...