Kumanova në karantinë të plotë

10:13 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Në Kumanovë nga mbrëmë në ora 21 është vendosur ndalesë dhe regjim i posaçëm i lëvizjes së popullatës.

Përjashtimet për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punëtorët shëndetësorë të cilët punën e realizojnë pa pengesë.

Vendimin e solli Qeveria gjatë ditës së djeshme kurse ora policorë do të përfundojnë të hënën në ora 5 të mëngjesit, njofton telegrafi maqedoni.

Ndalesa e lëvizjes gjatë ditëve të punës, përkatësisht nga dita e hënë deri ditën e premte në Kumanovë do të nisë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5.

Barnatoret do të punojnë pa pengesa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpunojë plan për punë pa pengesa edhe të enteve shëndetësore në rrethinën e Komunës së Kumanovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme