Njësia kundër zjarrit Kumanovë që nga fillimi i këtij viti ka intervenuar në 342 raste në komunat Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane.
Ky numër është shumë më i madh nëse krahasohet me vitet e kaluara.
“Mbi 90 përqind të rasteve bëhet fjalë për zjarre, të tjerat janë vërshime, aksidente dhe intervenime tjera. Më së shumti zjarre kishim në mars dhe në prill kur ishte thatë, dhe kishte djegie të barit të thatë”, thonë nga Njësia kundër zjarrit Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëri apel qytetarëve të mos hedhin cigare, mbeturina qelqi dhe shishe prej xhami, të mos ndizen zjarre dhe skarë në hapësira të hapura, të mos lejohet që fëmijët të luajnë me zjarr, të mos ndizet mbeturina dhe nëse vërehet zjarr menjëherë të njoftohet Njësia territoriale kundër zjarrit në numrin falas 193.
Krahas rekomandimeve për sjellje në kushte të këtilla, DMSH ndërmerr edhe masa parandaluese për mbrojtje nga zjarret në pyje dhe zjarre tjera në hapësira të hapura. Ata ju bëjnë apel komunave, qytetarëve dhe vizitorëve të vendit të kenë kujdes kur janë në hapësira të hapura.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rikujton se nga muaji mars është marrë vendim ku ndalohet lëvizja nëpër pyje përveç të punësuarve në pyjet nacionale, me qëllim që të mbrohen pyjet.
Nga 15 qershori deri më 15 gusht, në gjithë vendin, po zbatohet Fushata për mbrojtjen nga zjarret me moton ‘E ardhmja ju takon atyre që janë të përgatitur – Natyra është përgjegjësia jonë”.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...