Google ADS

“Kumanova”, mbrojtja e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit

15:48 | 18 Shtator 2019
Arbresh.info

Avokatët e të dënuarve në rastin Lagja e Trimave e cilësojnë si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi dënimin e shkallës së parë. Pala mbrojtëse pretendon se Apeli nuk ka marrë parasysh asnjë dëshmi, për të cilat besojnë se do të kenë ndikim në ankesën që do ta adresojnë në Gjykatën Supreme.

“Duke e ditur se çfarë sistemi të gjyqësorit kemi në Maqedoninë e Veriut, neve nuk jemi të befasuar. Vendimi erdhi me inercion ashtu siç ka gjykuar shkalla e parë. Asnjë provë prej 200 të propozuarave nga pala mbrojtëse nuk është pranuar dhe është një aktgjykim se e kemi pritur pasi që gjithçka ndikohet nga vendimi i shkallës së parë. Ju e dini se edhe rastet e tjera janë zgjidhur tek Gjykata Supreme dhe besojmë se shansi jonë është në këtë gjykatë” -tha Naser Raufi, Avokat.

Sipas avokatëve trupi gjykues në Apel nuk ka votuar në mënyrë unanime.

“Sipas informacioneve tona votimi në trupin gjykues ishte 3 me 2. E kemi pritur që do të vërtetohet vendimi i parë, por shanset janë që në Gjykatën Supreme të shfuqizohet dhe kthehet në rigjykim sepse dënimet me burg të përjetshëm me automatizëm ankimohen në Gjykatën Supreme” – u shpreh Asmir Alispahiç, Avokat.

Më 2 nëntor 2017, mbi akuzën për terrorizëm Gjykata Penale e Shkupit dënoi 7 nga anëtarët e grupit të armatosur me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burgim, 6 me nga 20, 1 me 18 vjet, 2 me nga 14 vjet burg, 2 me nga 13 vjet burg, ndërsa 4 prej tyre për shkak të mungesës së dëshmive ishin liruar nga akuza. Shumica e dënuarave janë shtetas të Kosovës të përfshirë në ngjarjet 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme