Qeveria Maqedonisë vendos që Komuna e Kumanovës nga sot të hyjë në karantinë.
Nga sonte prej orës 21:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit Kumanova do të jetë në karantinë, deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit Kumanova gjithashtu do të jetë e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera.
Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.
Më herët Shtabi komunal i krizës në këtë qytet ka kërkuar veprim të menjëhershëm futjen e qytetit në karantinë të plotë me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytet si dhe masa më rigoroze për kufizim.
Deri më sot në Komunën e Kumanovës janë regjistruar 85 persona të infektuar me coronavirus
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner