Ndonëse publikisht ishte paralajmëruar një sulm i mundshëm nga një grup i armatosur nga jashtë, policia dhe shërbimet vendase nuk kishin ndërmarrë asgjë për parandalimin e një kërcënimi të tillë, që sipas vlerësimet të ndryshme kishte për qëllimin shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga afera e përgjimeve që kishte tronditur vendin.
Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro, por pa potencuar emra nga kush dhe për kë.
Dikush në shtetin tonë ka përgatitur një plan monstruoz për të nxitur përleshje ndëretnike në Maqedoni. Të gjithë e dini se para një muaji kishte kumtesë të UÇK-së të cilët përsëri u kërcënuan. Kam informacione se i janë dhënë 2 milion euro disa shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK -në, janë kriminel të cilët sot gjenden në rajonin e Likovës – pati deklaruar ish gjenerali Stojançe Angellov në prill të 2015-tës.
Në vazhdën e seancave gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, të akuzuarit në dëshmitë e tyre përmendën disa emra të pjesëtarëve të policisë sekrete të Maqedonisë. Sipas tyre, qasja e agjentëve ka qenë jashtë kompetencave dhe se kanë luajtur rol konstruktiv në realizimin e skenarit. Lidhur me këtë, juristi dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Zvonko Davidoviq pohon se për rastin e Kumanovës, shërbimet në vend duhet të japin përgjegjësi apo iniciohen hetime të reja lidhur me rolin e shërbimeve të sigurisë për këtë rast.
Pse derisa dikush ka pasur informacione se ka lëvizje të një grupi terrorist i cili organizon diçka, gjatë gjithë periudhës sa janë përgjuar pjesëtarët e grupit i ka mundësuar mbështetje logjistike dhe strukturim në Lagjen e Trimave që më pas të mund të veprojnë dhe nuk kanë ndërmarrë menjëherë aksion. Duhet të vërtetohet edhe përgjegjësia e shërbimeve, pasi që në publik gjatë kohë flitet se edhe shërbimet tona në mënyrë jo aktive kanë marrë pjesë në këtë vepër – u shpreh juristi Zvonko Davidoviq.
Edhe avokatët mbrojtës konfirmojnë informacionet se në mesin e logjistikës për realizimin e skenarit Kumanova, ka të përfshirë policë dhe agjentë. Avokatja Artene Ademi konsideron se disa policë para dhe pas aktit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
E gjithë procedura për këtë lëndë shkon në drejtimin që këtu kemi të bëjmë vetëm me pengesë të personit zyrtarë si dhe keqpërdorim. Këtu nuk kemi të bëjmë me terrorizëm dhe organizatë terroriste. Policia nuk i ka respektuar as minimalisht normat e veprimit, e aq më pak konventat ndërkombëtare – tha avokatja Artene Ademi.
Prokuroria Publike nuk shpjegon nëse posedon informacione për përfshirje të mundshme të policëve në rastin e Kumanovës. Nga ky institucion hetues thonë se nuk do të komentojnë asgjë derisa rasti është në procedurë gjyqësore. As nga ministria e Brendshme nuk shpjegojnë nëse Kontrolli i brendshëm i këtij dikasteri do të nis procedurë për të hetuar punën e agjentëve sekret të cilët kanë punuar në rastin e Kumanovës, që nga informacionet e para në terren dhe deri tek arrestimi i tashmë të akuzuarve. Në seancat e deritanishme gjyqësore, të akuzuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur disa emra të agjentëve me të cilët kanë pasur me ta kontakt. Deri më tani në mesin e të akuzuarve për terrorizëm gjendet vetëm polici Arsim Bajrami nga fshati Vaksincë i Likovës i cili ende nuk ka dëshmuar para trupit gjykues.
https://www.youtube.com/watch?v=AS0bxVy37XA
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...