I akuzuari i rastit “Kumanova”, Bajram Elshani në dëshminë e tij tha se pas dorëzimit është keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore.
Elshani deklaroi se në Maqedoni ka hyrë në natën në mes një dhe dy majit duke qëndruar në fshatin Bellanoc kurse më 3 maj është vendosur në Lagjen e Trimave. Ai gjithashtu pranoi se më 9 maj ka qenë i veshur me uniformë dhe i pajisur me armë automike të cilën e ka përdorur për vetëmbrojtje. Ndërkaq, pas konsulltave që i ka bërë Shefqet Hallaqi me OSBE-në kanë vendosur të dorëzohen.
Mes tjerash Elshani bëri të ditur se pas dorëzimit ishte keqtrajtuar mizorisht, edhe në stacionin policor por edhe rrugës për në gjykatë. Sipas tij, pjesëtarët e njësisë speciale “Tigrat” kanë qenë përgjegjës për këtë.
Avokati Naser Raufi, tha se, jo vetëm Bajram Elshani, por të gjithë të akuzuarit kanë dëshmuar se janë ankuar për dhunën e rëndë fizike.
Nën aktakuzën për vepër terroriste në rastin Kumanova , akuzohen 37 persona lidhur me konfliktin e armatosur më 9 dhe 10 maj të 2015-tës në Lagjen e Trimave në Kumanovë
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...