Seanca gjyqësorë për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve, me ç’rast i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva u shpreh se nuk është terroristë edhe asnjëherë nuk ka bërë vepra terroriste, madje as gjatë konfliktit të vitit 2001.
Malishava tha se prokuroria dhe avokatët nuk janë të përkushtuar dhe nuk janë duke bërë hetime se kush e ka organizuar rastin e Kumanovës. Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të akuzuarit mos të ofendojnë shtetin dhe prokurorinë
“Ne jemi duke bërë hetime dhe Xhezmi Shasivari nga Gostivari ka biseduar me shumë persona, nga ku njëri ndër ta është edhe Ali Ahmeti, ndërsa në anën tjetër kemi parë që Sasho Mihajllkova ka përgatitur kurthin në Kumanovë . Ne nuk kemi sulmuar dhe sulmi në Kumanovë është bërë nga policia dhe ata viktima dhe shtëpi janë dëmtuar nga policia. Ne nuk jemi terrorist dhe nuk ndjehem fajtor për këtë vepër”- deklaroi Andi Krasniqi (Malisheva).
Ndërsa i akzuari Demë Shehu tha se ai nuk është terroristë dhe ka ardhur të luftoj për kauzën kombëtare, ai përmendi edhe Mirsadin Ndrecajn dhe Beg Rizajn në lidhje me dorëzimin e tyre.
“Ne kemi ardhur për kauzën kombëtare dhe sa herë do të jetë nevoja do të jem aty për një lëvizje të shëndosh kombëtare… Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizajn I kam njohur dhe kam ndejtë me ta dhe askush nuk mund të më bind se ata janë dorëzuar tek policia Maqedonase. Polic me uniforma të zeza I kamë parë në Lagjen e Trimave ata kishin ardhur për të na ekzekutuar. Ndërsa dëshmitari Shaban Jashari me 8 maj ngjallte panik tek banorët dhe ja kamë tërhequr vërejtjen” – deklaroi i akuzuari tjetër Demë Shehu.
Thuajse të gjithë të akuzuarit kanë mohuar veprën terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni kanë ardhur për të ndihmuar kauzën kombëtare. Në vij të njëjtë edhe pala mbrojtëse. Ndërsa Sevdail Miftari tha se në qelinë e burgut është kërcënuar nga një gardian vetëm e vetëm që të mos e përmend emrin e dëshmitarit tashmë të ndjerë. Nimetulla Abdulahu.
“Shkaku që kanë ardhur grupi këtu ka qenë kauza shqiptare dhe njëherë e than të akuzuarit se mos implementimi i Marrëveshje së Ohrit. Përmenden edhe disa emra të shërbimeve sekrete, ku kanë qenë në kurth si dhe bëhet fjalë për skenar të shërbimeve sekrete” – deklaroi avokati mbrojtës Nser Raufi.“Kumanova”, dëshmojnë Malisheva dhe Shehu
Të akuzuarit Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallqi bojkotuan seancën gjyqësore. Hallaqi para daljes pyeti Prokurorinë nëse ka marr në pyetje Shenasi Memetin. Por gjykatësja ju përgjigj se një gjë të tillë nuk e ka lejuar Agjencia për Inteligjencë. Seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdojë me 20 shtator. /AlsatM/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...