Logjika e identifikimit të Greqisë dhe Shkupit në çështjen se irredentizmi është i papranushëm dhe i dëmton interesat kombëtare, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme nga radhët e opozitës greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, në reagimin pas deklaratës së djeshme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç shkruan korrospodentja AIM nga Athina, Kumucakos ka dërguar kritika deri tek MPJ të Greqisë, për shkak të deklaratës së Nikolla Dimitrov në pres konferencën me Nikos Kotzias, për pjesën në të cilën shefi i diplomacisë së Maqedonisë thotë se të dyja grupet “praktikisht kanë pranuar tekstit për punë në të ardhmen në fusha të ndryshme dhe kanë punuar njëkohësisht në tekst për parandalimin e irredentizmit nga të dyja palët”.
“Siç duket Ministrija për Punë të Jashtme i ka pranuar, edhe pse tërdhorazi, vlerësimet e Shkupi se Greqia ka inspirata irredentiste për fqijun. Logjika e identifikimit dëmton pozitën e interesave kombëtare dhe nuk është e papranueshme, thotë Kumucakos në deklaratën e shkruar për mediat.
Opozita greke Demokraci e Re gjithashtu ka kërkuar nga Ministria për Punë të Jashtme përgjigje “për çka është biseduar dhe për çka janë marur veshë me palën tjetër”.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...