Kthehet ndërrimi i tretë për rezonancë magnetike në Poliklinikën në Çair

13:00 | 30 Gusht 2020
Arbresh.info

Shtëpia e shëndetit Shkup informon se nga shtatori sërish vendoset ndërrimi i tretë për rezonancë magnetike në poliklinikën në Çair dje tashmë mund të caktohet përmes sistemit elektronik Termini Im.

Të gjitha shërbimet e tjera të shtëpisë së shëndetit funksionojnë rregullisht. Vazhdon puna e rregullt e kabineteve për mamografi digjitale në poliklinikat Bukuresht dhe Çair, si dhe puna e Ndihmës së shpejtë mjekësore, shpërndarja e specialistëve internistë në qytetet e tjera në vend si plotësim i ndihmës në repartet infektive në Spitalin klinik në Shtip dhe në spitalin në Kumanovë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Gjatë periudhës së kaluar në vazhdimësi zhvillohen kontrollet në poliklinikat e Shkupit, ndërsa vazhdimisht punuan edhe shërbimet kujdestare plotësuese. Tani risia kryesore ka të bëjë me vendosjen e sërishme të ndërrimit të tretë për rezonancë magnetike në Poliklinikën në Çair”, thuhet në kumtesë.

“Aparati për rezonancë magnetike dhe aparati për mamografi janë aparate të reja bashkëkohore me të cilat bëhen kontrolle me të vërtetë cilësore”, thekson drejtori dr. Viktor Isjanovski dhe shton se në nivel mujor, rezonancë magnetike bëjnë rreth 250 pacientë.

Kërkesat për kontrolle të këtilla janë të mëdha, ndërsa nuk bëhet fjalë vetëm për pacientë nga Shkupi, por edhe për, rreth 30 për qind, pacientë nga qytetet e tjera në vend. Prandaj, siç thekson Isjanovski që vitin e kaluar është sjellë vendim për vendosje të ndërrimit të tretë, me qëllim që të ulet edhe pritja për kontrolle të tilla.

Nga institucioni informojnë se risi është edhe vendosja e aparateve digjitale për xhirim të grafive të skeletit, të cilat janë më të sofistikuara dhe me dozë shumë të vogël të rrezatimit në poliklinikat në Çair, Jane Sandanski dhe në Gjorçe Petrov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme