Google ADS

Kthehen 180 qytetarë nga Italia, nën përcjelljen e shtetit do të dërgohen në Strugë

12:23 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se sot në orën 14:00 në Aeroportin e Shkupit, me fluturim të organizuar nga Venecia e Italisë, do të arrijnë 180 udhëtarë.

Qeveria thekson se sikur deri tani, edhe për qytetarët që kthehen nga Italia është organizuar transport, ndërsa do të qëndrojnë 21 ditë në karantinë shtetërore në hotelin “Drim” në Strugë.

“Çdo qytetar i Maqedonisë, që kthehet në vendin tonë me transport të organizuar nga Qeveria e ka për obligim ta paguajë biletën e aeroplanit. Ndërsa vendosja në karantinë është e kontrolluar në kushte të sigurta dhe pa asnjë kompensim”.

“Sikur deri tani, shtetasit tanë që vijnë nga Italia, nga aeroporti deri në lokacionin për karantinë do të transportohen me autobus të kontrolluar, të dezinfektuar dhe të sigurt”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se për qytetarët në autobus do të ketë ujë dhe mëngjes.

Ndryshe, me fluturime të organizuara nga shteti pas përhapjes së coronavirusit, në vend janë kthyer mbi 2500 qytetarë, të cilët kishin mbetur në vendet e huaja./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme