Google ADS

KSZH kërkon nga qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore

14:20 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info
 Qytetarët duhet të kontrollojnë të dhënat e tyre të Listës Zgjedhore gjatë kohës së inspektimit publik për referendumin e vjeshtës që zgjat deri më 23 gusht, bëri thirrje Komisioni Shtetërore Zgjedhor (KSHZ) pas vërejtjeve nga opinioni se në Listën Zgjedhore ende ka votues “fantom”, persona të ndjerë dhe disa parregullsi tjera. Nga KSHZ-ja thonë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor qytetarët mund t’i bëjnë vetëm përmes dërgimit të dokumentacioni përkatës.

 

E vetmja mënyrë që të zgjidhen problemet është përditësimi i Listës Zgjedhore.

Ai thotë se ashtu siç kanë organet shtetërore obligim, njëjtë edhe qytetarët kanë obligim t’i paraqesin ndryshimet e tyre.

Lidhur me disa raste me shumë persona në të njëjtën adresë, nga KSHZ-ja thonë se ka procedura që me siguri ende janë në vijim në MPB dhe se më pas duhet të sillet vendim që të mund ata persona të të largohen nga Lista Zgjedhore.

Anëtari i KSHZ-së, Janakie Vitanovski në një seancë të Komisionit sqaroi se nëse në Listën zgjedhore ka persona të vdekur, anëtarët e familjes së tij duhet të drejtohen tek zyrat rajonale të KSHZ-së dhe me certifikatën e vdekjes të dëshmojnë se ai person ka vdekur që të largohet nga Lista Zgjedhore. Gjithashtu, tha se ka shumë qytetarë të cilët nuk i kanë ndryshuar adresat e tyre gjatë ndryshimit të vendbanimit, por i theksoi edhe disa ndryshime të tjera.

Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën Zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së Komisionit. Deri dje në mesditë 158 të zhvendosur janë paraqitur për t’u deklaruar në referendumin për emrin në PDK. Më së shumti prej tyre nga 14 janë denoncuar në PDK në Vjenë, Londër, Toronto dhe Lubjanë, ndërsa në Bern, Zvicër janë paraqitur 12 shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit.

Nëse dikush prej të zhvendosurve është paraqitur për denoncim në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore jashtë vendit atëherë nuk do të mund të votojë në Maqedoni nëse udhëton në vend, shprehen nga KSHZ-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme