Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive të R.Maqedonisë rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me Covid-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.
Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.
Komisioni rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron situatën me Covid-19 në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të rekomandohen masa të reja.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...