Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) publikoi thirrje publike për regjistrim dhe kontroll në Listën Zgjedhore për votim jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvend.
Në thirrjen, shtetasit tanë të cilët punojnë ose qëndrojnë përkohësisht në shtetin përkatës informohen se më 12 prill do të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe se votimi në përfaqësitë diplomatike-konsullore (PDK-të) dhe zyrat konsullore do të mbahet më 11 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KSHZ-ja iu bën thirrje shtetasve të RMV-së të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës që të kontrollojnë në certifikatat e veçanta nga Lista Zgjedhore në hapësirat e PDK-ve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 26 shkurtit deri më 11 mars.
Gjatë kontrollit duhet të identifikohen para personit kompetent me dokument të vlefshëm ose me letërnjoftim të vlefshëm të dhënë nga ndonjë organ kompetent i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kontrolli mund të bëhet edhe në faqen e internetit të KSHZ-së. (http://www.sec.mk).
Kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore gjatë kontrollit publik parashtrohen përmes aplikacionit me postë personale elektronike deri te KSHZ në periudhën prej 26 deri më 11 mars.
Qytetarët tanë në diasporë të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare regjistrimin për votim duhet ta bëjnë në periudhën prej 16 shkurtit deri më 11 mars, ndërsa paraqitja për votim me nënshkrim dorëzohet deri te PDK-të gjegjësisht zyrat konsullore në RMV në shtetin ku qëndrojnë dhe jetojnë ose dërgohet përmes ueb aplikacionit të vendosur në faqen e internetit të KSHZ-së. Kjo ka të bëjë me shtetasit e RMV-së të cilët qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit më shumë se tre muaj ose punojnë ose qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit më shumë se një vit.
Shtetasit e RMV-së, të cilët më parë e kanë paraqitur para organit kompetent punën ose qëndrimin e tyre të përkohshëm jashtë vendit, gjegjësisht shtetasit për të cilët MPB-ja ka evidencë se qëndrojnë ose punojnë përkohësisht jashtë vendit, dorëzojnë vetëm fletëparaqitje.
Shtetasit tanë, të cilët më parë nuk e kanë paraqitur qëndrimin ose punën e tyre të përkohshme jashtë vendit para organit kompetent në vend, gjegjësisht shtetasit për të cilët MPB-ja nuk ka evidencë se janë për qëndrim të përkohshëm ose punë të përkohshme jashtë vendit, janë të obliguar që të dorëzojnë kopje të skanuar të dokumenteve si dëshmi për qëndrim jashtë vendit edhe atë dokument/vërtetim ose kopje të dokumentit për dëshmimin e qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit më shumë se tre muaj ose për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit më shumë se një vit ose leje për qëndrim ose punë jashtë vendit, të dhënë nga organi kompetent nga shteti adekuat ose kopje të lejes për qëndrim ose punë jashtë vendit.
Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët kanë paraqitur vendbanimin e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ditën e votimit përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit, më shumë se tre muaj ose punojnë dhe qëndrojnë përkohësisht në shtetin kompetent, më shumë se një vit, sipas evidencës nga organi kompetent, ndërsa të cilët nga 16 shkurti deri më 11 mars të vitit 2020, kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim dhe janë regjistruar në certifikatat e posaçme të listës zgjedhore.
Në zgjedhjet e parakohshme për deputet në Kuvend, mund të votojnë vetëm shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët punojnë dhe qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa të cilët kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim dhe janë regjistruar në certifikatat e posaçme të Listës Zgjedhore. Të gjithë shtetasit tjerë, të cilët kanë të drejtë vote, ndërsa nuk kanë dorëzuar fletëparaqitje për votim, do të regjistrohen në certifikatat e Listës Zgjedhore për votim, sipas vendbanimit të tyre të fundit të paraqitur në Maqedoninë e Veriut.
Votimi do të realizohet të shtunën, më 11 prill të vitit 2020 në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në hapësirat e përfaqësive diplomatike-konsullore gjegjësisht zyrës konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...