Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vijon organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Shtipit dhe në Komunën e Pllasnicës, pasi krerët paraprak morën funksione shtetërore. Pasardhësit e Bllagoja Boçvarskit dhe Imail Jahoskit do të dihen pas rrethit të parë të zgjedhjeve më 13 dhjetor ose eventualisht pas rrethit të dytë më 27 dhjetor.
“Afatin e fundit për paraqitjen e kandidatëve partitë politike partitë politike e kanë deri më 7 nëntor. Partitë politike kandidatët i dorëzojnë te Komisionet komunale zgjedhore dhe jo në KSHZ. Edhe personat të cilët janë me test pozitiv Kovid 19 dhe personat të cilët gjenden në vetëizolim, edhe atyre do t’u mundësohet e drejta e votës. Procedura do të jetë e njëjtë siç ishte për zgjedhjet e parakohshme parlamentare – tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Mandati i dy kryetarëve të rinj do të jetë deri në tetor, atëherë kur sipas Kodit zgjedhor do të duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Partitë politike tashmë kanë konfirmuar se priten ndryshime në modelin zgjedhor lokal. OBRM-PDUKM-ja kërkon vetëm një rreth zgjedhor ndërkohë që të gjithë partitë e tjera janë kundër. Nga ana tjetër, LSDM-ja kërkon zbatimin e modelit me lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash. Zbatimi eventual i këtij modeli, sipas KSHZ-së, duhet të bëhet disa muaj më herët, që të lihet mjaftueshëm kohë për përgatitjet e duhura. Nënkryetarja Ditmire Shehu thotë se, gjithsesi, KSHZ-ja është e gatshme t’i zbatojë zgjedhjet.
“Do të ishte mirë që të paktën gjashtë muaj të bëhet ndryshimi i Kodit zgjedhor që ta dimë edhe ne se çfarë ndryshimesh do të ketë Kodi zgjedhor dhe çfarë do të parashohë, duke i përgatitur në fillim komisionet komunale, ashtu edhe këshillat zgjedhor, duke bërë edukime. Gjithashtu edhe qytetarët, është shumë me rëndësi, mënyra e votimit, si do të votohet dhe çfarë do të thonë listat e hapura që në fund të mos kemi shumë fletëvotime të pavlefshme – u shpreh Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Në të gjithë sferën zgjedhore partitë politike i pret më shumë punë në muajt e ardhshëm. Në janar skadon mandati i anëtarëve të KSHZ-së dhe është njoftuar se do të mendohet një model i ri për zgjedhjen e tyre. Në prill skadon mandati i anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe i anëtarëve të këshillave zgjedhor.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...